Eurodeputetët kërkojnë llogaridhënie për dështimet e EULEX
BRUKSEL- Eurodeputetët në parlamentin europian janë të pakënaqur me performancën dhe misionin në Kosovë të EULEX-it.
Kritikat e para u dëgjuan në muajin nëntor, kur në Komitetin e Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian u debatua për draftin e Raportit për Kosovën, të shkruar nga raportuesja Ulrike Lunacek, raporton Koha Ditore.
Diplomatët kërkojnë që të rishikohet nëse duhet të zgjatet apo jo mandanti i EULEX, me pretendimin se nuk ka nuk ka rezultate konkrete në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë. Euroeputetët ngrejnë pyetje se a mund të vazhdohet një mision i tillë, që harxhon rreth 100 milionë euro në vit të taksapaguesve evropianë, pa dhënë rezultate konkrete.
Raportuesja Lunacek tha se ajo është e gatshme të bashkëpunojë me disa nga kritikët e EULEX-it, që të kërkohen më shumë të dhëna nga ky mision, po tha se nuk ka mundësi të bashkëpunohet me ata të cilët nuk duan fare të ketë mision të EULEX-it në Kosovë.
Dhe tani, kur ka skaduar afati i paraqitjes me shkrim të amendamenteve në Raportin për Kosovën, deputetët kanë paraqitur një numër të amendamenteve edhe për punën e EULEX-it.
(el.me/BalkanWeb)