E Diel, 1 Nëntor 2026

"Kosova, me afer politikave ekonomike te BE"

Ministrja e Tregtise dhe Industrise ne Qeverine e Kosoves, Mimoza Kusari-Lila ne konferencen e fundit per kete vit ka shpalosur te arriturat, sfidat qe e kane percjelle kete ministri gjate ketij viti qe po leme pas, si dhe objektivat per vitin e ardhshem. Ministrja ka permendur nder sukseset e ketij vitit vendosjen e masave reciproke ndaj Serbise, pranimin e vulave doganore nga Bosnja, ndersa ka theksuar se Kosova tash eshte me afer politikave tregtare me Bashkimin Evropian. "Politikat tregtare te Kosoves edhe pse ne fillim u menduan se mund ta largojne Kosoven nga rruga e Bashkimit Evropian, sidomos me vendosjen e masave te reciprocitetit, ato paten efektin e kundert. Kosova sot eshte edhe me afer politikave tregtare me Bashkimin Evropian dhe sidomos kur merret parasysh fakti se se fundmi kemi pasur edhe diskutimet e para qe flasin per periudha kohore kur Kosova mund te filloje negocimin e marreveshjes se tregtise se lire me Bashkimin Evropian", tha Kusari- Lila. Ajo ka permendur si sukses dhe reformat e te berit biznes dhe promovimi i investimeve. Kusari-Lila u shpreh se gjate ketij viti jane nenshkruar marreveshje me 15 shtete, si dhe permiresimi i cilesise se naftes. Ndersa ka pranuar se ka pasur largime te investuesve te huaj, ministrja e Tregtise dhe Industrise ka thene se procedura e ndjekur tashme eshte me liberale dhe dhe garantoi se ministria qe ajo drejton do te punoje per krijimin e kushteve te volitshme per terheqjen e investitoreve te huaj. "Ne procesin e privatizimit ne Kosova ka pasur konteste, ka pasur edhe ardhje e largim te investitoreve, por sipas disa indikacioneve pjesa e pare e vitit 2011 ka shenuar nje ngritje te ndjeshme ne raport me pjesen e vitit 2010 per investime te huaja, presim perfundimin e vitit dhe te marrim nga Banka Qendrore Raportin raportin final per tere vitin ", tha Kusari- Lila. Lidhur me objektivat per vitin 2012, Kusari-Lila tha se gjate nje takimi me koordinatorin e tregtise ne Bruksel kane diskutuar per sjelljen e nje misioni te ri verifikues ne pranveren e vitit te ardhshem dhe i cili do te jape rekomandimet per negociatat e ardhshme mes Kosoves dhe BE-se per tregti te lire. "Komision ky, ne baze te rekomandimeve te se cilit do te merren per baze per fillin, gjegjesisht dizajnimin e negociatave te Kosoves me Bashkimin Evropian per marreveshjen e tregtise se lire, do te vazhdojme ne reformat e te berit biznes. Kemi nje liste aksionale, e cila eshte shume e detajuar per Ministrine e Tregtise dhe Industrise, por edhe ministrite tjera ne menyre qe Kosova te dale ne rangim shume me te favorshem ne raportin e Bankes Boterore, gjithashtu viti 2012 do ta gjeje Kosoven me rezervat e para shteterore, do te vazhdojme me intensitet ne promovimin e investimeve dhe intensifikimin, ngritjen e investimeve te huaja ne Kosove", ka thene Kusari- Lila. Ministrja u ndal edhe tek udheheqja qe Kosova ka bere ne kete vit ne marredhenieve per tregti te lire te vendeve te Evropes Juglindore (CEFTA),ku tha se institucionet e Kosoves kane deshmuar se kane kapacitete te jene pjese dhe te udheheqin mekanizmat rajonal te tregtise se lire.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›