E Hënë, 2 Nëntor 2026

Berisha: Nuk ndryshojmë sistemin zgjedhor

Ai deklaroi se këtë e dëshiron kreu i opozitës për interesa personale.

“Nuk kam prirje për ndryshimin e sistemit. Kur e bëmë ndryshimin e sistemit katër vite më parë, nuk e bëmë se ai do të na sillte fitoren. Ta ndryshosh atë një herë në katër vite, këtë unë nuk e bëj edhe në respekt të sistemit. Para 4 vitesh, unë i kam kërkuar publikisht z. Rama, zgjidh cilindo sistem, unë do ta pranoj. E zgjodhi, e miratoi dhe unë kam qenë plotësisht dakord”, ka deklaruar ai për Ora News.

Kryeministri sqaroi se sistemi rajonal proporcional është më përfaqësues. “Mrekullia e këtij sistemi është përfaqësimi rajonal, kur në Kukës apo Dibër gjen socialistë apo dhe në Sarandë gjen demokratë. Nuk ndryshojmë sistemin”, theksoi ai më tej. Gjithashtu, kryeministri ka hedhur poshtë edhe idenë e partive të vogla për lista të hapura të kandidatëve për deputetë, duke nënvizuar se lista të tilla do të sillnin në Kuvend njerëz të fortë që kanë para dhe që mund të blejnë mandatet e tyre. /Start/

                                                                                             2011-12-26 08:48
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›