E Diel, 1 Nëntor 2026

Atentati ndaj policitende asnje autor i identifikuar gjendja kritike

Pista kryesore e hetimit lidhet me nje operacion te zhvilluar ne Vlore ne vitin 1998 kur Hyska ishte efektiv i policise se qytetit bregdetar dhe mbeti nje person i vdekur nga perplasja e policise me grupin kriminal

Nje ngjarje e ndodhur ne vitin 1998 duket se eshte celesi qe do te zbertheje atentatin ndaj policit rrugor Naim Hyska dy net me pare. Ne kete vit ne nje operacion policor ku pati shkembim zjarri mbeti i vrare nje nga pjesetaret e grupit kriminal qe ishte vene ne ndjekje. Nisur nga kjo ngjarje policia shoqeroi te gjithe personat qe kishin lidhje me ngjarjen e viti 1998 por me pas u lane te lire pasi te shoqeruarit kishin alibi per kohen kur ka ndodhur ngjarja. Sipas policise autori i atentatit mund te jete nje person i paguar per te vrare 46-vjecarin Hyska. Nderkohe sipas mjekeve te Spitalit Ushtarak polici rrugor i plagosur nje nate me pare eshte vene ne terapi intensive dhe kujdes maksimal. Naim Hyska u godit te shtunen me arme zjarri. Per shkak te demtimeve qe i kane shkaktuar dy plumbat te cilat e kane prekur ne trup dhe ne koke mjeket behet me dije se situata e tij shendetesore eshte e rende por jo e perkeqesuar. Mjeket shprehen optimiste per gjendjen shendetesore te 46-vjecarit por ende nuk japin nje pergjigje perfundimtare pasi polici Hyska ende ndodhet ne reanimacion.

Ngjarja

Efektivi i policise u qellua me arme zjarri ne pranine e djalit te tij 12-vjecar i cili ndodhet nen kujdesin e terapisteve. Ngjarja e rende ndodhi pasditen e se shtunes tek zona e 21 Dhjetorit ne Tirane ku persona ende te paidentifikuar kane plagosur efektivin e qarkullimit rrugor Naim Hyska. E gjitha ngjarja eshte zhvilluar para syve te djalit te tij vetem 12 vjec i cili fatmiresisht i shpetoi pa u lenduar plumbave te agresoreve. 46-vjecari u qellua me arme zjarri ne koke teksa ishte duke levizur me automjetin e tij personal. Efektivi u dergua menjehere ne Spitalin Ushtarak ndersa policia nuk ka ende te dhena per autorin ose autoret e ngjarjes. Plagosja e policit ndodhi fare prane zones ku banonte efektivi ndersa skena eshte pare edhe nga shume kalimtare te cilet kane mbetur te shokuar nga ngjarja e rende. Deshmitare okulare kane arritur te shohin personin qe qelloi drejt policit rrugor duke dhene detaje te vlefshme per policine menjehere pas ngjarjes. Sipas tyre personi nuk mbante maske ishte i veshur normal por ka perfituar nga rruga dytesore pa ndricim dhe ka qelluar ne automjetin personal te efektivit. Gjithashtu burime nga grupi hetimor kane bere te ditur se vrasesi ka perfituar kur automjeti eshte futur ne nje rruge dytesore dhe ka qelluar ne drejtim te vendit te drejtuesit te automjetit. Plumbi e ka qelluar ne koke 46-vjecarin dhe eshte larguar menjehere. Burime nga grupi hetimor kane bere te ditur se vrasja ka qene e paramenduar dhe se efektivi eshte ndjekur nga autoret deri ne momentin ku do te kthehej per ne banese. Policia nisi hetimet fillimisht ne pisten ngjarje e ndodhur per shkak te detyres Hyska diten e atentatit nuk ndodhej ne pune ishte pushim dhe po qarkullonte me automjet me djalin e tij te vogel vetem 12 vjec. Policia nuk ka perjashtuar as pistat e tjera qe kolegu i tyre Hyska te kete patur ndonje perplasje te meparshme kur ka qene duke ushtruar detyresi dhe ne mundesine nese familja ka patur ndonje hasmeri te mundshme. Forcat policore moren ne mbrojtje familjen Hyska bashkeshorten e Naimit dhe 3 femijet e tij.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›