Emigrantet kthehen ne atdhe per festa fluks ne te gjitha pikat kufitare

Kapshtica nje nder pikat ku ka me shume probleme Porti i Durresit numer i larte te ardhurash
Fluksi i emigranteve drejt pikave kufitare per te kaluar festat e fundvitit ne atdhe perserit kroniken e perhershme te doganave greke me vonesa te pafundme. Vetem prej pikekalimit kufitar te Kakavijes pergjate 48 oreve te fundit kane hyre ne Shqiperi rreth 20 mije emigrante shqiptare ndersa mijera te tjere jane duke pritur ne radhe per te kaluar kufirin. Pala greke ka punuar gjate gjithe nates vetem me nje sportel dhe ne ndonje kohe te caktuar edhe ai sportel ka qene i mbyllur sipas emigranteve duke shkaktuar radhe qe shkonin ne 3 km deri 4 km ne anen greke te kufirit. Me shume se 8 ore kane qendruar ne radhe emigrantet per te pritur perpunimin e dokumentacionit ndersa situata konsiderohet nder me te veshtirat ne 20 vjet. Dikush nga emigrantet fajeson palen greke dikush ate shqiptare dhe ndonje tjeter te dyja palet per kete situate te krijuar.Me shume se 90 autobuse dhe disa qindra mjete te vogla mendohet se kane kaluar naten ne kete pike kufitare ne pritje per tu perpunuar. Nga pala shqiptare eshte punuar me 7 sportele ne hyrje dhe 5 ne dalje duke siguruar perpunim te shpejte te dokumentacionit.
Kapshtice
Fluksi i madh i emigranteve qe kthehen ne atdhe per festen e Krishtlindjes dhe Vitit te Ri ka krijuar radhe te gjata ne doganen e Kapshtices. Rreth ores 16 te dites se diel sic kane bere te ditur vete emigrantet rreth 1500 mjete te vogla prisnin te rreshtuara ne tri korsi ne hyrjen e doganes greke drejt doganes shqiptare. Njekohesisht ne radhe ishin edhe dhjetera automjete te ngarkuara me mallra per festat e fundvitit si dhe autobuset e linjave me Greqine. Kjo radhe vazhdonte edhe ne token neutrale dhe ne hyrje te doganes shqiptare. Nderkohe drejtues te policise ne kete pike doganore paralajmeruan rritje te metejshme te fluksit ne oret e pasdites dhe gjate nates. Gjate 24 oreve te fundit kane hyre ne token shqiptare nepermjet doganes se Kapshtices 7600 vete dhe 3100 automjete te vogla. Po keshtu kane qarkulluar ne te dyja anet e kufirit afro 50 autobuse dhe dhjetera maune e kontejnere mallrash. Behet e ditur se dogana greke punon me 3 dhe 4 sportele ndersa ne doganen shqiptare punojne 8-9 sportele.
Qafe-Bote
Me ndryshe paraqitet situata ne piken kufitare te jugut ne Qafe-Bote ku deri tani nuk eshte verejtur fluks i madh emigrantesh qe te presin ne radhe. Duhet theksuar se arsyeja kryesore ka qene pala greke e cila ka shtuar sportelet e saj ne menyre qe te mos lejohen vonesa. Sipas doganiereve te pikes shqiptare deri ne diten e djeshme nuk ka pasur flukse te madha por ne ditet para Vitit te Ri pritet te kete rritje te te ardhurve.
Durres
Festat e fundvitit kane rikthyer radhet ne pikat kufitare ku perfshihet edhe Porti i Durresit ku eshte vene re nje fluks teper i larte udhetaresh pjesa me e madhe e te cileve jane emigrante.Mesohet se vetem sot pritet te mberrijne ne Portin e Durresit 8 tragete me 6500 udhetare si dhe 2 mije automjete. Autoritetet portuale bejne te ditur se rreth 40 e udhetareve jane shtetas kosovare te cilet kalojne transit ne Shqiperi. Ne Portin e Durresit jane ne sherbim 35 sportele. Nderkaq fluks teper i larte edhe ne Portin e Vlores ku vetem mengjesin e djeshem kane mberritur 1740 pasagjere me dy tragete te linjes Brindisi-Vlore. Situata paraqitet problematike ne Portin e Brindisit ku ka qindra automjete qe presin te nisen drejt Shqiperise nje pjese e mire e te cilave kane kaluar edhe naten ne kete port pa mundur te nisin udhetimin. Si pasoje e fluksit nje pjese e mire e udhetareve kane hyre ne port pa marre edhe vulen hyrese.