E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali, krerët e policisë lëvizin me makinë të vjedhura

Makina e ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani duke dalë nga Drejtoria e Policisë së Tiranës. Autovetura e markës Mercedez- Benz të klasit S 500 rezulton e vjedhur

Dashamir Biçaku

TIRANË- Krerët e Ministrisë së Brendshme dhe të policisë së shtetit, pikërisht ata njerëz që duhet të jenë në pararojë të luftës kundër krimit, udhëtojnë me makina të vjedhura. Bëhet fjalë për makina që janë vjedhur në vende të ndryshme të Europës dhe këtu janë në përdorim të krerëve të lartë shtetërorë. Ministri i Brendshëm, Zëvendësministri i Brendshëm Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë lëvizin me autovetura të trafikuara apo të bllokuara nga autoritetet e policisë për probleme me ligjin.

Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, prej një kohe të gjatë lëviz me një autoveturë të markës Mercedez- Benz të klasit S 500, me një motor prej pesë mijë kubikësh dhe që shpenzon si lëndë djegëse benzinën. Këtë automjet Nishani ka nisur ta përdorë dy vjet më parë kur ishte ministër i Brendshëm. Ai u largua nga detyra dhe kur u rikthye në pranverën e këtij viti mori sërish në përdorim të njëjtën makinë.

"Audi Q7" me ngjyrë të zezë, me targa TR 4304 S i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Hysni Burgaj duke hyrë në Presidencë dhe brenda oborrit të Presidencës. Kjo makinë rezulton e vjedhur

Vetura në fjalë është një mjet luksi i një niveli tepër të lartë për administratën tonë, e cila rrudhet çdo ditë e më tepër nga fondet. Mjaft të mendosh që ky mjet shpenzon aq karburant në një distancë të caktuar sa çdo tiu duheshin 3- 4 veturave të policisë, me një madhësi motori, modeste vetëm 1.4, benzinë, për të për shkuar të njëjtën distancë rrugore.

Për herë të fundit Nishani, është parë në publik me këtë veturë, një ditë pas shpërthimit të ndodhur në banesën e zëvendësdrejtorit të Policisë së Tiranës, Dorian Muça. Nishani, mori një takim të nesërmen e ngjarjes, me drejtues të Policisë së Tiranës, i shoqëruar nga kreu i Policisë Hysni Burgaj, dhe zëvendësministri Avenir Peka. Vetura që tashmë mban targën TR 0155 Z, mësohet se i është sekuestruar me 28 janar Pajtim Serjanit nga komisariati i Policisë nr.2. Në momentin që ai po lëvizte, vetura e shtrentjë me numër shasie

Makina tip BMW X5 në oborrin e Drejtorisë së Përgjithshme të policisë mban targat TR 0377 E. E njëjta targë shfaqet tek një makinë tjetër në kryeqytet, këtë herë një "Mercedes ML"

WDD221861A112090, rezultonte i vjedhur në kryeqytetin serb Beograd. Mjeti rezultonte i vjedhur me 29 nëntor të vitit 2007, në Serbi dhe mësohet se kishte hyrë në Shqipëri, pak ditë pasi mjeti ishte vjedhur në Beograd.

Gjatë hetimit dhe marrjes së deklarimeve nga hetuesit e komisariatit nr.2, Serjani iu deklaroi atyre se mjeti ishte i kushërit të tij, djalit të tezës, Gëzim Mejdanit. Duke qenë se mjeti ishte pa targa dhe pa dokumentacion, policia e bllokoi atë, ndërsa thirri për të sqaruar çështjen, pronarin e deklaruar të mjetit, Gëzim Mejdanin. Ky i fundit iu deklaroi hetuesve se mjetin e kishte blerë në qytetin e Vlorës në tregun e zi të veturave për një shumë të konsiderueshme parash. Për të provuar këtë fakt ai paraqiti edhe një kontratë noteriale, sikur mjetin e kishte blerë në Itali.

Vetë Mejdani, gjatë hetimit gjyqësor pranoi se e kishte falsifikuar kontratën noteriale. Për këtë veprim ai shprehu edhe pendesë përpara trupit gjykues gjatë procesit gjyqësor. Në të kundërt ai pretendoi se mjetin e kishte blerë tek një person në tregun e zi, por se nuk e mbante mend atë. Madje Mejdani, pretendonte se këtë mjet e kishte blerë kundrejt një vlere të konsiderueshme parash në mirëbesim. Pavarësisht këtij pretendimi, të Mejdanit, gjyqtari, Bujar Krasniqi, vendosi të dënojë Mejdanin me dy muaj burg dhe 300 mijë lekë të reja gjobë, me kusht që brenda 18 muajve të mos kryente asnjë vepër tjetër penale. Ndërkaq për mjetin e bllokuar, gjyqtari Krasniqi, vendosi që ai të kalonte në favor të shtetit. Vendimi i mësipërm me nr. 355, është shpallur, me 22 prill të vitit 2009, nga Gjykata e Tiranës. Të njëjtin qëndrim për çështjen, ka mbajtur edhe Gjykata e Apelit që refuzoi ti kthejë veturën Mejdanit, ndërsa konfirmoi kalimin e saj në favor të shtetit.

Ky shkrim u realizua me ndihmën e Agjencisë Daneze për Gazetarinë Investigative SCOOP

 

Avokatët kërkuan zbulimin e autorëve të vjedhjes së mjetit

Avokatët e të akuzuarit Mejdani, në një rekurs të dërguar në Gjykatën e Lartë, kundërshtuan kalimin e mjetit në favor të shtetit, pasi sipas tyre një mjet i vjedhur jahstë vendit dhe i trafikuar nuk mund ti kalohej shtetit shqiptar. Avokatët kërkonin lënien e mjetit në ruajtje, si dhe nisjen e punës nga ana e policisë për zbulimin e autorit të vjedhjes. Avokatët e Mejdanit, kërkonin që vendimi i Apelit të rrëzohej dhe dosja e vjedhjes së mjetit ti dërgohej policisë së Tiranës. Po ashtu sipas tyre, mjeti i mësipërm rezultonte në kërkim nga ana e Interpolit dhe se nuk mund të kalonte në favor të shtetit shqiptar sa kohë kërkohej nga Interpoli. Kërkesa për rekurs e Avokatëve të Mejdanit, nuk u pranua nga Gjykata e Lartë, duke lënë në fuqi vendimet e Apelit dhe Shkallës së Parë.

Burgaj shkoi tek Topi me AUDI Q7- ën e vjedhur

TIRANE- Veç ministrit të Brendshëm, edhe kreu i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, prej kohësh qarkullon me një autoveturë targat e së cilës nuk i përkasin asaj dhe që rezulton e bllokuar nga autoirtetet e policisë si e trafikuar. Bëhet fjalë për makinën e markës AUDI Q7, veturë, prodhim i vitit 2010, e cila mësohet se është bllokuar nga strukturat e Policisë së Shtetit, si e trafikuar dhe me probleme me ligjin. Burgaj mësohet se ka përdorur këtë autoveturë të shtrenjtë pavarësisht faktit se në vitin 2008, Misioni Europian i Asistencës Policore (PAMECA), i dhuroi Policisë së Shtetit, pikërisht për disa nga drejtuesit e saj disa autovetura. Ndër to ishin dy automjete “Volksvagen Touareg, me ngjyrë të bardhë, po aq të shtrenjta sa edhe Audi Q7 që Burgaj, ka përdorur kohët e fundit.

Burime të policisë thonë se pavarësisht këtij fakti, Burgaj ka preferuar të lëvizë me automjetin AUDI Q7, në ngjyrë të zezë, me targa TR 4304 S. Në të kundërt në të shumtën e rasteve, vetura e cila ka qenë në organikën për tu përdorur nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, ajo me Targa TR 3336 P, nuk është lodhur shumë nga kryepolici. Majde me autoveturën e bllokuar si të trafikuar, Burgaj, ka shkuar edhe në një takim me kreun e Shtetit, me 10 shtator të këtij viti. Ai ishte thirrur në një takim zyrtar nga kreu i shtetit Bamir Topi, për tu informuar mbi hetimet e kryera nga policia dhe masat e marra nga ana e kësaj të fundit n

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›