Korce Mberrin ne Gjykaten e Apelit ceshtja Boboshtica
Gjykaten e Apelit ne Korce ka marre ne dore ceshtjen Boboshtica ne ngarkim te tre te pandehurve kreut te OMONIA-s Naum Disho dhe 2 punetoreve Alqi Koroveshi dhe Luan Zace te akuzuar per dhunimin e varrezave ne Boboshtice. Prokurorja e ceshtjes ka kerkuar kryerjen e nje inspektimi urbanistik te ndertimit ne keto varreza por kjo kerkese eshte rrezuar nga trupi gjykues. Me pas kreu i OMONIA-s Naum Disho i eshte pergjigjur pyetjeve te akuzes ku nder te tjera ka mohuar te kishte qene ne dijeni per varrezat ne vendin ku eshte kryer ndertimi ndryshe nga sa kishte deklaruar ne Gjykaten e Faktit. Ne seancen e ardhshme akuza do te jape pretencen per 3 te pandehurit ku me pare Gjykata e Faktit denoi me 1 vit burg kreun e OMONIA-s dhe 6 muaj burg per secilin nga 2 punetoret.