E Diel, 1 Nëntor 2026

Atentati në Brindizi, Vatikani: Akt i tmerrshëm dhe i ulët

VATIKAN- Atentati i paradites së sotme në Brindizi ''është një vepër e tmerrshme dhe tepër e ulët e barbare duke qenë se kanë vënë në rrezik jetët e të rinjve që studionin në këtë shkollë'', u shpreh pak më parë zëdhënësi i Vatikanit, at Federico Lombardi, i cili ftoi ''të gjithë Italinë të reagonte me vendosmëri tundimeve të dhunës dhe provokimeve terroriste''.

''Jemi tepër të tronditur dhe po lutemi për viktimat, po ashtu u jemi shumë pranë dhe u ofrojmë solidaritetin tonë familjeve të tyre si dhe urojmë që jo vetëm qyteti i goditur, por i gjithë vendi të arrijë të reagojë me vendosmëri ndaj tundimeve të dhunës dhe provokimeve terroriste'', u shpreh ai për Radio Vatikani.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›