E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Më shumë vëmendje e dashuri ndaj fëmijëve jetimë

TIRANË - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në Ditën Kombëtare në ndihmë të fëmijëve jetimë bëri thirrje për më shumë vëmendje dhe dashuri ndaj tyre.

Në fjalën e mbajtur në aktivitetin e organizuar nga Shoqata kombëtare e fëmijëve jetimë në bashkëpunim me shkollat e Tiranës, kryetarja Topalli tha se ndonëse parlamenti ka miratuar disa ligje dhe ka shtuar fondet, sërish kjo është e pamjaftueshme.

"Ju nuk jeni vetëm, sepse shteti e ka për detyrë të punojë për ju, sepse shteti punon për ju, se shoqëria civile punon për ju dhe financon seriozisht, që juve të mos ju mungojë asgjë", tha ajo.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›