E Shtunë, 31 Tetor 2026

Saranda çel sezonin turistik “Verë 2012”

Ndezja simbolike e dritave të farit dekorativ të qytetit, hedhja e notarëve në det nga trampolina dhe prerja e super-tortës prej 2 metër katrorë kanë qenë tre sinjalet e zyrtarizimit të një sezoni të mbarë.

"Stinën e turizmit tonë e kanë promovuar mbi 500 mijë turistë të huaj, që kanë bërë pjesë të gudiave të tyre turistike qytetin tonë", tha në fjalën e vet përshëndetëse kryetari i Bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa.
     
Çipa shtoi se nuk kanë pritur këtë zyrtarizim edhe ata mijëra nxënës e studentë nga i gjithë vendi dhe nga të gjitha trojet shqiptare, që fundjavat e dy muajve të fundit, kanë zgjedhur t’i kalojnë në brigjet dhe bukuritë e Sarandës.
     
"Ky qytet është ftues dhe tërheqës në çdo stinë, por ca më tepër në pranverë e në verë, e sidomos për të rinjtë e të rejat, të cilët bukurive natyrore, që gjejnë në Sarandë u shtojnë edhe bukurinë e moshës", pohoi Çipa, duke shtuar se "këtë verë Saranda është përgatitur të lerë shumë mbrapa flukset e turistëve të një viti më parë, kur numri i tyre shkoi në gjysmë milionë turistë".
     
Pritet që kjo verë të jetë konfirmim i rritjes së fuqishme të flukseve të turistëve në Sarandë. Sipas Çipës, pritet një rritje me 10-15% më shumë turistë këtë verë. Sllogani i kësaj vere për "kryeqytetin veror" të vendit është "Saranda, shtëpia e pushimeve tuaja".

                                                                                             2012-05-19 11:35
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›