E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, plagoset rëndë 18-vjeçari, u godit me mjete të forta

SARANDE - Plagoset një tjetër maturant në qytetin e Sarandës. Bëhet fjalë për 18-vjeçarin Egli Roci, i cili është goditur me mjete të forta nga disa persona të paidentifikuar.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit në një prej diskove të qytetit, mjaft të frekuentuara nga rinia, e veçanërisht nga nxënësit të cilët shkojnë për ekskursione në qytein jugor.

Policia bëri të ditur se 18-vjeçari është në gjendje të rëndë dhe është transportuar në Tiranë. Ndërkaq vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›