E Diel, 1 Nëntor 2026

Atentati në Rinas: Agjenti i Mbikëqyrjes Policore në Gjendje të Rëndë, 10 Plumba në Trup dhe 2 në Kokë! Verifikohen Mjetet që Largohen nga Aeroporti

Burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije se i plagosuri Muçi Sheqeri vijon të ndodhet i intubuar në repartin e reanimacionit, në gjendje të rëndë. 40-vjeçari mori 10 plumba në trup, 2 prej të cilëve në kokë.

Atentat mafioz pranë aeroportit të Rinasit, vritet me breshëri plumbash Gilmando Dani, krahu i djathtë i Shullazit

U plagos në atentat, Muçi Shaljani 14 vite më parë përplasej me Sajmir Tahirin: E kujt i ha…se je deputet

Kush është Dani dhe çfarë e lidh me Shullazin?! I shpëtoi dy atentateve në vitin 2011 dhe 2015! Si prishi mitingun e PS-së në 2011.

Agjenti i Mbikëqyrjes Policore, Muçi Shaljani allias Sheqeri vijon të ndodhet i intubuar në repartin e reanimacionit, në gjendje të rëndë. Burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije për Report Tv se 40-vjeçari ka marrë 10 plumba në trup, 2 prej të cilëve në kokë, pas atentatit mafioz pranë aeroportit të Rinasit.

Policia e Tiranës ka këqyrur kamerat e bizneseve dhe të aeroportit për të parë lëvizje të dyshimta për persona të tjerë që mund të kenë pasur rol për të informuar autorët që ndodheshin brenda automjetit tip Toyota, të cilët ishin të ndaluar te rrethrrotullimi dhe po prisnin viktimën dhe shokun e tij që mbeti i plagosur rëndë.

Po verifikohet për të gjitha mjetet e tjera apo njerëzit që kalojnë disa herë te porta dalëse e aeroportit, ku të skeduar janë ata njerëz që kanë qëndruar më gjatë dhe janë larguar sapo kanë dalë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›