Përplasi me makinë për vdekje dy vëllezërit, Gjykata e Lezhës lë në burg shoferin 33-vjeçar

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg Ardit Gjeçin, 33-vjeçarin i cili përpalsi për vdekje me makinë dy vëllezërit.
Ndaj 33-vjeçarit rëndojnë veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”
. Aksidenti tragjik ndodhi në oret e para të mëngjesit të së shtunës në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit në Lezhë, ku u përplasen dy automjete, e për pasojë gjetën vdekjen vëllezërit Ramazan dhe Agim Harapi nga Melgusha e Shkodrës. Pas hetimeve të kryera rezultoi se shoferi ishte i dehur.
Aksi Lezhë-Milot vijon të jetë ndër problematikët sa i përket aksidenteve rrugore me viktima dhe të plagosur, ku krahas mungesës së standardeve në rrugë shkaku kryesor i tyre është dhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e automjeteve.