E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti tragjik në Zall-Bastar, konfirmohen dy viktima

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar ditën e sotme në zonën e Zall-Bastar, në periferi të Tiranës.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një humnerë, në rrethana ende të paqarta. Ndërkohë konfirmohen dy viktima, identiteti i të cilëve nuk është bërë ende i ditur. 

Viktimat janë të moshës 45 dhe 50 vjeç.

Informacion paraprak:

Rreth orës 14:10, në fshatin Zall Bastar, automjeti me të cilin qarkullonin shtetasit M. D., rreth 45 vjeç dhe B. H., 50 vjeç, ka rënë në humnerë.

Si pasojë kanë humbur jetën të dy këta shtetas.

Shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›