Atentatori i kongresistes paraqitet para gjykatës

22-vjeçari, Jared Loughner, përballet me aktakuza për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje etj.
Kongreistja demokrate Gabrielle Giffords, e cila u qëllua nga një distancë e shkurtër në kokë, vijon të jetë në gjendje kritike për jetën por mjekët thonë se enjtja në trurin e saj u stabilizua. Mes viktimave është edhe një 9-vjeçare e lindur me 11 shtator të vitit 2001.
Presidenti Obama, i cili udhëhoqi SHBA-në në mbajtjen e një minute heshtje mëngjesin e së hënes, theksoi se prioritet për kombin ishte “të sigurohemi se po bashkohemi”.
Presidenti do të udhëtojë për në Arizona të mërkurën ku do të marrë pjesë në një shërbim përkujtimor për viktimat.
Loughner hyri në sallën e gjyqit me pranga dhe uniformën e burgut. Gjatë seancës 13 minutëshe, Loughner tha shumë pak. Ai konfirmoi identitetin e tij dhe theksoi se kishte caktuar një avokat për të bërë mbrojtjen.
Kur u pyet, ai theksoi se e kishte kuptuar se mund të kalojë jetën në burg ose mund të dënohet me vdekje.
/Start/F.Prroni/
2011-01-11 10:36
[