E Diel, 1 Nëntor 2026

"Agjenti iranian i Mossad-it": Jam trajnuar në Izrael

Televizioni shtetëror i Iranit “Press TV” shfaqi pamjet e një personi të paidentifikuar, të arrestuar nga shërbimi inteligjent i Iranit, duke theksuar se ka udhëtuar për në Izrael për takime me operativë të Mossad-it(shërbimi inteligjent i Izraelit).

“Takova dy persona, dy zyrtarë izraelitë të cilët e dinin hebraishten në mënyrë të përkryer”, deklaroi personi para kamerave. “Mbërritëm në aeroportin e Tel Avivit dhe tek kontrolli i pasaportave mu pyet një pyetje, dhe përderisa nuk dija hebraisht shihesha me dyshime”.

“Në këtë moment, personi përgjegjës për mua erdhi dhe tregoi një biletë, mori pasaportën time dhe shkuam në një rrugë tjetër. Ne lamë Tel Aviv-in nga autostrada për në Jerusalem dhe pas gjysmë ore arritëm në selinë e Mossad-it, e cila ndodhet në rrugën kryesore mes Tel Aviv-it dhe Jerusalemit”.

Personi përshkroi selinë e Mossad-it: “Një ndërtesë e rrethuar me një mur 3-4 kilometër të gjatë dhe të mbrojtur me një gardh elektrik”.

Ai përshkroi gjithashtu se si Mossad-i vrau shkencëtarin bërthamor të Iranit, Masoud Ali-Mohammadi.

“Burri tha se agjentët izraelitë e trajnuan atë se si të vendoste bomba nën makina. Ai theksoi gjithashtu se ishte trajnuar se si të përdorte një bombë motoçikletë”, shkruan e përditshmja izraelite “Haaretz”.

“Në selitë afër Tel Aviv-it, unë u trajnova dhe mora detaje të sakta për Dr. Al-Mohammadin dhe rrethinat e shtëpisë së tij, kështu unë do të mësohesha me zonën dhe kushtet e operacionit të vrasjes”.

Më herët gjatë të hënës, media iraniane raportoi se Irani kishte arrestuar një rrjet spiunësh të lidhur me Mossad-in.

Një bombë me telokomandë vrau shkencëtarin bërthamor të Iranit, me 12 janar të vitit të shkuar. Teksa ne nëntor në dy sulme paralele një shkencëtar tjetër u vra dhe një u plagos rëndë në Teheran.

Për të tre sulmet, Irani ka akuzuar Mossad-in izraelit, CIA-n amerikane dhe MI6-n angleze.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-01-11 11:36
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›