Skandal në Greqi, mjekët hoqën apendicitin e shëndoshë shqiptarëve

Agjencia “Theatlantic”, shkruan në një raport të gjerë, se hetimet u bënë nga një Universitet në Janinë, të cilat zbuluar se në gjashtë spitale greke janë kryer abuzime.
Në shkrimin e kësaj faqeje, thuhet se mjekët grekë kanë gabuar dhe abuzuar në vitin 2001. Në atë kohë qarkullonin zëra për abuzime të tilla, teksa një mjeke e re e quajtur Athina Tatsioni, shprehu gatishmërinë për të verifikuar akuzat e ngritura së bashku me kolegë të Politeknikumit të Universitetit të Janinës.
Pas nisi punën hetuese, ajo zbuloi se operacionet për heqjen e apendicitit, tek pacientët me emra e identitet shqiptar në 6 spitale të ndryshme greke, kishin trefishin e mundësive të ishin më të shëndetshme përkundër atyre të të sëmurëve me emra grekë.
“Ishte e vështirë të gjeje një revistë për të botuar studimin, por ia dolëm” kujton studiuesja Tatsioni. Dhe “zbulova se të ishe një kërkuese shkencore është diçka e mrekullueshme”. Shkrimi i gjatë flet për kërkimet shkencore të profesorit të njohur John Ioannidis, i cili drejton kampusin e fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Janinës i shkolluar në Harvard.
Në bazë të studimit, është vërtetuar se heqja e apendicitëve nuk ishte bërë konform rregullave. Kirurgët grekë të këtyre spitaleve frynin numrin e operacioneve për të marrë rroga dhe përqindje më të majme, duke abuzuar me profesionin./S.Ll/Start/
2011-01-11 14:50
[