E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhulian Asanzh, gati për të luftuar ekstradimin

Australiani 39-vjeçar, i cili i mohon akuzat për sulme seksuale dhe përdhunim, kërkohet nga autoritetet suedeze.

Geoffrey Robertson theksoi se skuadra mbrojtëse është gati për çështjen dy ditore të ekstradimit, e cila është planifikuar të mbahet me 7 dhe 8 shkurt.

Një skicë e mbrojtjes së Asanzhit është postuar online. Gjykatësi i distriktit, Nicholas Evans, drejtoi një seancë 10 minutëshe në Gjykatën e Magjistratëve në Belmarsh, duke e shtyrë çështjen deri muajin e ardhshëm.

Jashtë gjykatës, Asanzh theksoi: “Jemi të lumtur për zhvillimet e sotme”.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-01-11 13:42
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›