E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe shqiptarët e Malit të Zi në protestë

Sot shqiptarët e Plavë-Gucisë në Mal të Zi do të ngrihen në protestë popullore kundër shkeljeve të të drejtave të tyre kombëtare.

Tri partitë shqiptare kanë apeluar shqiptarët e kudondodhur të marrin pjesë dhe të përkrahin në këtë nismë komunitetin shqiptar të kësaj zone.

Partitë denoncojnë trajtimin nga ana e shtetit malazez, i cili akuzohet se po ua privon shqiptarëve të Plavë-Gucisë të drejtat e njeriut dhe ato kombëtare.

“Do të protestohet kundër shkeljes së të drejtave tona njerëzore e kombëtare , para Pallatit të Kulturës (në Plavë) , aty ku në ato çaste do të mbajnë mbledhjen ‘Kuvendi Komunal i Komunës së Plavës’. T’iu tregojmë e të iu bëjmë me dije të gjithëve, se mjaft janë shkelur të drejtat tona , me veprime kundërligjore"

"Le ta dinë të gjithë, se kanë ikur kohërat kur mund të vendosej për Neve - pa Neve. Shkelja mbi të drejtat tona , nuk është terren i sigurt”, thuhet në apelin për protestën e së premtes.

Protesta do të zhvillohet në ora 12, dhe ka marrë lejen e autoriteteve malazeze për organizimin e saj./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›