Athina: Nuk presim ndryshime nga Obama
Athinë (Start)-Greqia nuk pret ndryshime në politikën amerikane lidhur me debatet rreth çështjes së emrit kushtetues të republikës së Maqedonisë. E përditshmja greke “Katimerini” ka botuar sot një analizë të titulluar “Çfarë presim nga pushteti i ri amerikan”. Sipas gazetës greke, presidenti amerikan Barak Obama do të ruajë të njëjtën linjë politike si paraardhësi i tij në detyrë, Xhorxh W. Bush. E përditshmja thekson se "Arsyet janë se drejtimet dhe strategjitë themelore të politikës së jashtme nuk pritet të ndryshojnë".