Iraku përgjaket sërish, bilanci i fundit 25 të vdekur
Bagdad (start)- Mëngjesi i sotëm e ka gjetur të përgjakur Irakun, atje ku duket se viktimat nuk kanë fund, ndërsa mediat bëjnë statistikat e të vdekurve. Sulme të njëpasnjëshme që përfshinë një treg në Adhamiyah, një lagje sunite e Bagdadit, shkaktuan vdekjen e të paktën 25 persona dhe plagosjen e 43 të tjerëve, njofton Ministria e Brendshme në një bilanc të ri.
Fillimisht shpërtheu një autobombë rreth orës 05:00 në afërsi të tregut. Ndërkohë që vinin skuadrat e ndihmës së shpejtë, ata u bënë objektivi i një kamikazi, i cili shpërtheu brezin e tij me eksploziv, shtoi një burim i Ministrisë së Mbrojtjes.
Sipas disa dëshmitarëve, një autobus që transportonte gjimnazistë po kalonte në vendin e ngjarjes në çastin e atentateve. Dy gra figurojnë ndër të vdekurit dhe disa fëmijë dhe dy ushtarë janë ndër të plagosurit, njofton një burim i Medical City Hospital.