E Diel, 1 Nëntor 2026

Marrëveshje BE-Rusi, diskutime në Bruksel midis ministrave të Jashtëm

Bruksel (start)-Në takimit e sotëm të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian do të diskutojnë mbi mundësinë e rifillimit të negociatave për një pakt partneriteti me Rusinë, që u ngrinë pasi Moska dërgoi trupat ushtarake në Gjeorgji. Pjesa më e madhe e shteteve të BE-së janë shprehur pro rifillimit të bisedimeve për marrëveshjen me furnizuesen më të madhe të energjisë për bllokun, pavarësisht nga mos tërheqja e plotë e trupave ruse nga Gjeorgjia dhe shqetësimeve mbi vendimin e Moskës për të pozicionuar raketa në kufijtë e BE-së.

Dy nga kundërshtaret e kësaj marrëveshje Lituania dhe Polonia, duket se janë tërhequr në kundërshtimet e ashpra që po i bëhen çështjes në të dyja kryeqytetet, pasi nuk mund të vendosin veton. Lituania, me mbështetjen e Polonisë, ka deklaruar se Rusia nuk i ka arritur të gjitha kushtet për të cilat u ra dakord në marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Franca, në lidhje me konfliktin mbi krahinën separatiste gjeorgjiane të Osetisë së Jugut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›