Obama viziton për herë të parë Shtëpinë e Bardhë
Uashington (start)-Presidenti i porsazgjedhur amerikan, Barack Obama viziton Shtëpinë e Bardhë për të biseduar me presidentin George W. Bush mbi sfidat që e presin administratën Obama pas 20 janarit të vitit 2009. I shoqëruar nga bashkëshortja Michelle, Obama do të zhvillojë një vizitë për rreth 90 minuta. Bashkëshortët Obama do të vizitojnë shtëpinë që do të bëhet banesa e tyre, më pas Bush dhe presidenti i porsazgjedhur do të bisedojnë për çështje si eksportet energjetike, ekonominë amerikane në krizë dhe luftën në Irak.
Obama, 47 vjeç, i cili fitoi garën presidenciale pas një fushate dy-vjeçare, bazë e së cilës ishte tema e ndryshimit, veçanërisht të politikave ekonomike dhe të jashtme të presidentit Bush, do të mënjanojë bindjet politike gjatë vizitës të tij në Shtëpinë e Bardhë.