E Diel, 1 Nëntor 2026

Bulqiza, qyteti i harruar që rënkon mes mjerimit dhe izolimit

Bulqizë- Edhe pse çdo ditë raportohet se po vazhdojnë operacionet e ndihmave në veri të vendit, shumë familje në Bulqizë janë pushtuar nga dëbora dhe mjerimi i thellë teksa askush nuk ka shkuar t’i ndihmojë në këto ditë sakrifice.

Teksa trashësia e dëborës i ka kaluar 1.5 metrat, ato pak familje që ndodhen në këtë qytezë të harruar, kanë ngelur në mëshirën e fatit, pasi i vetmi burim jetese është puna në galeritë e kromit. Për shkak të dëborës puna është pezulluar dhe shumë familje rrëfejnë se s’kanë me ç’të ushqehen.

Sipas banorëve ato janë harruar nga shteti, pasi asnjë ndihmë nuk ka shkuar në drejtim të tyre. Por kjo gjendje nuk është vetëm në këtë periudhë dimri, por vazhdon edhe gjatë stinëve të tjera, pasi puna në galeri sipas banorëve është e vështirë dhe pagesa është tepër e ulët.

Ndërkohë-sipas banorëve- ata që pasurohen janë ‘bosat’ e kromit, që nuk mendojnë për banorët dhe kushtet e tyre të jetesës. Pavarësisht protestave për kushte më të mira sërish banorët e Bulqizës vazhdojnë të zhyten çdo ditë dhe më tepër në mjerim.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Rikthehet acari, komunat e thella mes izolimit dhe mungesës së energjisë Rikthimi i temperaturave nën zero gradë ka risjellë edhe problematikën...
  2. Bulqizë, gra dhe fëmijë mbledhin krom për bukën e gojës Bulqizë- Minatorët e minierës së Bulqizës vazhdojnë të jenë të papunë,...
  3. Kamëz dhe Selitë, pa ujë në mes të dimrit Tiranë – Banorët e zonës pranë Institutit Bujqësor në Kamëz,...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›