E Shtunë, 31 Tetor 2026

Athina dhe Selaniku përjetojnë ethet e shpërthimeve

Athinë – Selanik - Kryeqyteti i Greqisë Athina dhe Selaniku kanë përjetuar një natë të vështirë. Mediat e Athinës bëjnë të ditur se në lagje të ndryshme të këtyre metropoleve, ka patur disa shpërthime të njëpasnjëshme. Sipas mediave, në lagjen Alimos të Athinës, rreth orës 05:00 të mëngjesit, ka ndodhur një shpërthim pranë një galerie mjetesh ndërtimi. Burimet bëjnë të ditur se nga shpërthimi janë dëmtuar shumë makina të parkuara përreth si dhe vitrina e një banke.

Ndërkohë që në lagjen “Evosmo” të Selanikut, rreth orës 02:10 ka ndodhur një tjetër shpërthim ku lënda plasëse është vendosur pranë një kabine bankomati të bakës “Pireos”. Policia bën të ditur se është vënë në kërkim të autorëve të ngjarjeve në fjalë, por që deri më tani asnjë emër nuk është bërë publik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›