Obama zgjedh Sekretarin e Tregëtisë
Uashington - Guvernatori i Nju Meksikos Bill Riçardson është i emëruari tjetër i presidenti amerikan, Barak Obama. Riçardson do të jetë në postin e Sekretarit të Tregëtisë. Presidenti Obama e ka prezantuar atë gjatë një konference për shtyp, ku e vlerësoi atë si një ekspert në këtë fushë. Riçardson ishte kandidat presidencial dhe ka shërbyer si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara dhe sekretar i energjisë në administratën Klinton.