E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fjalimi i Mbretëreshës prioritet ekonominë

Londër - Në Britani Mbretëresha ka bërë hapjen tradicionale të parlamentit dhe fjalimi i Mbretëreshës konfirmoi prioritetin e qeverisë për t'u marrë me situatën ekonomike. Ky është evenimenti më i madh ceremonial i vitit. Mbretëresha merr pjesë në seancën parlamentare me veshjen e tradicionale të monarkut.

Por në të vërtetë, fjalimi i saj, ku theksohet edhe programi qeverisë për vitin e ardhshëm, është i shkruar nga qeveria. Që prej fillimit ishte e qartë se zhvillimet ekonomike ende mbajnë në hije skenën politike.

"Prioriteti kryesor i qeverisë sime është të sigurojë stabilitetin e ekonomisë britanike gjatë kësaj rënieje ekonomike."

"Qeveria është e angazhuar të ndihmojë familjet dhe bizneset në këto kohë të vështira. Forca e sektorit financiar është jetësore për të ardhmen e ekonomisë."

"Ndaj edhe do të vazhdohet që legjislacioni të çohet përpara për të siguruar një mbrojtje më të drejtë dhe të ndershme për depozituesit e bankave dhe për të përmirësuar forcën e sektorit financiar," tha në fjalimin e saj Mbretëresha.
Seanca e parlamentit u duk se u la në hije nga një përplasje politike lidhur me arrestimin javën e kaluar të një poltiikani të opozitës për daljen e informacioneve qeveritare.

Ky arrestim thonë shumë politikanë pengon të drejtat parlamentare dhe privilegjet që simbolizon edhe kjo seancë.

Kryetari i parlamentit u detyrua të bëjë një deklaratë lidhur me arrestimin e politikanit të opozitës, ndërsa deputetët opozitarë kërkuan një debat urgjent.

Kryetari i Dhomës së ulët të parlamentit, Michael Martin shprehu keqardhjen që policia ishte lejuar të bastiste zyrën e politikanit konserbator pa patur një urdhër kontrolli.

Zoti Martin premtoi se në të ardhmen çdo kontroll në Dhomën e Ulët do të bëhej vetëm një urdhër të tillë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›