Gandi: Jemi për marrëdhënie të mira me fqinjët
Nju Delhi - Kryetarja e partisë në pushtet, Kongres në Indi, Sonja Gandi ka deklaruar se “kërkon paqe me vendet fqinje. Gjatë një mitingu elektorale, Gandi u shpreh se pas ngjarjeve të fundit në Mumbai, ku marrëdhëniet me Pakistanin u acaruan jashtë mase, në të ardhmen Nju Delhi kërkon që të ketë fqinjësi të mirë me të gjitha vendet që e kufizojnë Indinë. “Nuk dua të keqkuptohem. Toleranca dhe dëshira e mirë për paqe, nuk duhet të interpretohet si një dobësi e vendit tonë”, ka thënë ajo para simpatizantëve të saj.