E Diel, 1 Nëntor 2026

Patra, vidhen qindra leje qëndrimi

Patra - Qindra leje qendrimi janë vjedhur në zyrat bashkisë të qytetit të Patrës. Burimet e informimit vendase bejnë të ditur se nje dite me pare, një grup i panjohur ka thyer derën e bashkisë së qytetit të Patrës, duke përvetësuar qindra leje qëndrimi dhe çertifikata. Këto dokumenta përdoreshin për depozitime kërkesash nga emigrantët në komunat vendore.

Policia nga ana e saj beson se grupi vjedhës ka thyer portën e taracës të godinës së bashkisë, dhe prej andej kanë bërë të mundur të futen në ambientet e brendëshme. Në vazhdim kanë thyer edhe portën e zyrës dhe me përdorimin e oksigjenit hapen portën e blinduar të kasafortës,ku dhe ishin të rezervuara dokumentat e lejeve te qendrimit dhe çertifikatat. Pasi i kanë marrë ato grupi është larguar në drejtim të panjohur.

Është një nga rastet e veçanta që ndodh në një kohë kur disa vjedhin banka, ndërsa dikush vjedh në kasafortën e bashkisë leje qendrimi dhe certifikata, të pa një rëndësie të madhe per vendasit. Hetimet vazhdojnë…

Për Start nga Athina, Shpëtim Zinxhirija

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›