E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universiteti “Kristal” fiton gjyqin

Rektori i Universitetit “Kristal” Leontiev Çuçi përshëndeti vendimin e gjykatës së Apelit ku ky kampus ka fituar gjyqit më 28.09.2012 ndaj aktit të pezullimit të pjesshëm dhe të përkohshëm të aktivitetit të tij vetëm për regjistrimin e studentëve të vitit të parë dhe për një periudhë 1 vjeçare.

Si rrjedhojë e këtij vendimi të gjykatës së apelit "UK" është tashmë i çliruar për të vënë në lëvizje potencialin e tij dhe për të gjeneruar energji të reja në fushën e mesimdhënies dhe të kërkimit shkencor.
 

Megjithëse ka pak ditë që kanë filluar regjistrimet dhe numri i studentëve të regjistruar llogaritet në disa qindra, ndërsa janë ofruar mbi 300 pedagogë të tjerë për të qënë pjesë e stafit akademik, përfshirë përsonalitete me tituj e grada shkencore.
 

Universiteti “Kristal” do të vazhdojë politikat e tij sociale duke ofruar bursa për studentët që kanë mbaruar me rezultate të larta dhe për komunitetin dhe shtresat në nevojë, për tu qëndruar më afër të rinjve si dhe për të mundësuar integrimin e tyre.
 

Gjatë deklaratës Rektori i universitetit falenderoi të gjithë studentët që qëndruan si dhe vazhdojnë të qëndrojnë në "Universitetin e Kristalit"
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›