E Shtunë, 31 Tetor 2026

Athina notë proteste për Portën "Maqedonia"

Athina ka dërguar sot një notë proteste në adresë të Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë për ndërtimin e portës së ashtuquajtur "Maqedonia" në Shkup.

Porta është pjesë e projektit "Shkupi 2014" dhe është ndërtuar në sheshin qendror të kreyqendrës, ndërsa reagimi i autoriteteve greke ka të bëjë me përmbajtjen e flamurit dhe vizatimet e këtij objekti, informon agjencia INA.

Nota e protestës është dërguar pranë MPJ-së nga ana e shefes së zyrës greke në Shkup, Aleksandra Papadopolu. Në letër theksohet gjithashtu se me këto projekte po ndodh shtrembërimi i fakteve dhe realitetit historik ndaj Greqisë dhe vendeve të tjera fqinje.

Pala greke gjithashtu thekson se qasjet e tilla janë të rrezikshme dhe paraqesin kërcënim për stabilitetin në Ballkan.

Nga MPJ e Maqedonisë kanë konfirmuar se sot kanë pranuar notën e protestës dhe se do të bëhet shqyrtimi i saj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›