Lideri ekstremist serb Dodiç vizitë në Shkup

Lideri ekstremist serb i Bosnje Hercegovinës, Milorad Dodiç do të qëndrojë sot për vizitë në Maqedoni.
Dodiç i shoqëruar nga kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Slavica Gjukiç Dejanoviç do të takohen me presidentin e vendit Gjorgje Ivanov, kryeministrin Nikolla Gruevski si dhe me kryetarin e Parlamentit, Trajko Veljanovski.
Dodiç mbërriti në Shkup me ftesë të Partisë Demokratike të Serbëve në Maqedoni, ndërsa ai do të marrë pjesë në shënimin e Shën Savës, festës serbe e cila festohet në Maqedoni nga pakica serbe.
Dodiç konsiderohet si një nga politikanët ekstremistë dhe për tezat e hedhura konfliktuoze dhe të ndarjeve në Ballkan.