Krujë, shkon për të grabitur por vritet nga pronari i shtëpisë

Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme teksa ka qenë duke vjedhur kabllon elektrik në një banesë në Fushë-Krujë. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orë 23:00 ku Shpëtim Shehu, 38 vjeç është qëlluar me armë zjarri nga pronari i shtëpisë ku po vidhte kabllin elektrik. Menjëherë i plagosuri është dërguar në Spitalin Ushtarak Tiranë ku megjithë mjekimin e dhënë ai ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.
Ndërkohë policia ka arrestuar edhe pronarin e banesës Kujtim Lama 41 vjeç ndërsa në cilësinë e provës materiale u bllokua një automatik model 56 së bashku me një krehër pa fishekë.
Ndërkohë materialet për Kujtim Lamën I kanë kaluar prokurorisë për veprat penale të plagosjes së rëndë me dashje me pasojë vdekjen dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake.