E Diel, 1 Nëntor 2026

Athina nuk njeh Kosovën, por mbështet Serbinë

Përsa i përket Turqisë, D. Droutsas, tha për gazetarët, se sjellja dhe veprimet e palës turke kanë një mungesë të besueshmërisë në sytë e Greqisë dhe Bashkimit Evropian, veçanërisht nëse detyrimet e saj për ruajtjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore me vendet evropiane, si një kandidat për vendin e pranimit në BE.

Athina nuk njeh Kosoven

Kështu ka deklaruar nga Brukseli z/ ministri i Jashtëm i Greqisë z. Droutcas, edhe pse Gjykata Ndërkomëtare e Drejtësisë ka dhënë vendimin për legalizimin e pavarësisë së Kosoves. Greqia ashtu si edhe 5 vendet e tjera të BE-së, janë të vendosur në këtë qendrim, për mos njohjen e shtetit të Kosovës. Kështu bëjnë të ditur mediat greke...

Z/ministri grek z. Droutsas ka theksuar se Synimi i politikës greke është për të nxitur perspektivat europiane për vendet e Ballkanit, të shprehura në strategjinë e ashtuquajtur të Selanikut që ka filluar në 2003 nën presidencën greke të BE-së, por edhe në bazë të propozimeve më të fundit të diplomacisë greke.

Vizitë në Prishtinë dhe Beograd

Gjithashtu duke komentuar mbi problemin e Kosovës midis te tjerave, kryediplomati helen u shpreh se, Greqia eshte gati të marrë përgjegjësitë si një vend Ballkanik ne komunitetin e BE-së, për këtë qëllim do të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin.

Pesë vende të BE-së nuk njohin Kosovën

Greqia së bashku me Qipron janë dy nga 5 vendet e BE-së, që nuk njohin pavarësinë e Kosovës dhe mbështetin fuqimisht Kosovën, kjo u pa edhe gjatë luftës. Greqia bëhet vendi i dytë pas Spanjës që deklaron zyrtarisht mos njohjen e shtetit të Kosovës. Greqia gjithashtu ka përkrahjen e Kinës dhe të Rusisë, po sot ajo ndodhet nën presionin e Shteteve të Bashkuara dhe të komunitetit të Bashkimit Evropian

Spanja menjëherë pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare ka deklaruar se nuk njeh pavarësinë e Kosovës. Vendimi i Gjykates Ndërkombëtare të Hagës për legalizimin e pavarsisë së Kosovës, ka bërë që qeveria e Spanjës të mos njohë zyrtarisht pavarësinë e Kosoves. Spanja është një nga 5 vendet e BE-së , së bashku me Greqinë, Qipron, Bullgarinë, Sllovakinë, të cilat kundërshtojnë me tone të larta mos njohjen e Kosoves si shtet.

Spanja brenda teritorit te saj ka probleme me komunitetin Kataloni të cilët pak ditë më parë kërkuan autonominë, ndërsa ishulli i Qipros me komunitetin turk.

Shumë muaj për të bërë rokadën në Athinë

U deshën të kalonin shumë muaj qe në përfaqësinë shqiptare në Greqi që të bëhej zëvëndësimi ish-ambasadorit Vili Minarolli me një ambasador tjetër me karrierë të sukseshme z. Dashnor Dervishit. Kjo vonese bëhej pikërisht në një kohë kur dikasteri përkatës dinte qe Minarolli nuk kishte pasur shumë rezultate në drejtim të diplomacisë. /Shpetim Zinxhiria/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›