"Serbia në BE pasi të njohë Kosovën"
“Shpresoj që Serbia të shfrytëzojë kohën e saj dhe të vlerësojë me kujdes situatën para se të ndërmarrë veprime. Mendoj se është një rregull i artë, ‘Kurrë mos thuaj kurrë’, sepse kjo e ndërlikon jetën edhe më shumë”, u shpreh ish-presidenti i Finlandës, duke shtuar se me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë çështja e statusit të Kosovës është e kryer. Por sipas tij, Prishtina dhe Beogradi kanë shumë çështje teknike për të cilat duhet të bisedojnë.
“Mendoj se është me rëndësi që GJND-ja ka qartësuar njëherë e përgjithmonë diçka që unë e kam ndjerë se ishte e qartë që prej fillimit, se pavarësia e Kosovës ishte e pakthyeshme. Kjo është thënë tani shumë qartë nga Gjykata Ndërkombëtare”, nënvizoi Ahtisari në një intervistë për BBC.
Lidhur me deklaratat e udhëheqësve kosovarë për fundin e pavarësisë së mbikëqyrur pas vendimit të GJND-së, Ahtisaari tha se nuk pret veprime të njëanshme nga administrata në Prishtinë dhe kërkoi që të gjitha masat të ndërmerren në bashkëpunim me BE-në dhe OKB-në. Ai shtoi se Kosova tani ka nevojë për reforma të thella dhe zhvillim ekonomik.
“është me rëndësi që Kosova të fillojë zhvillimin ekonomik dhe gjithashtu të bëjë reformat e duhura që janë të nevojshme, të merret me çështjen e pakicave në mënyrën se si e ka bërë deri tani. Sepse është e rëndësishme që Kosova dhe të gjithë qytetarët e saj të marrin rolin që u takon pas këtij vendimi, që të shihet pjekuria e atyre që janë në pushtet aktualisht”, tha diplomati finlandez.