Zubin-Potok, EULEX-i sulmohet me armë
Burime të gazetës kanë bërë të ditur se vetura me të cilën po patrullonin policë rumunë të EULEX-it, është sulmuar orën 22:00 të mbrëmjes së djeshme. “Njësitet rumune të EULEX-it janë sulmuar me armë zjarri. Një plumb 7,62 milimetra e ka goditur veturën në bagazh. Askush nuk është lënduar nga ky sulm që është kryer nga persona të cilët për momentin mbeten të panjohur”, ka thënë burimi.
Incidentin e ka konfirmuar edhe misioni evropian për sundimin e ligjit. Zëdhënësja e EULEX-it, Karin Limdal, nuk ka mundur të thoshte nëse policët e EULEX-it kanë qenë objekt i këtij sulmi. Ajo shtoi se për momentin nuk ka as të dyshuar e as të arrestuar. “Hetuesit janë duke vazhduar hetimet”, ka thënë shkurt zëdhënësja.
Policia e Kosovës nuk ka asnjë informacion për këtë incident të armatosur. Zëdhënësi i Policisë, Arbër Beka, ka thënë se Policia e Kosovës nuk e ka regjistruar një incident të tillë. Sulmet mbi pjesëtarët e EULEX-it në këtë zonë nuk janë të rralla. Për herë të fundit një veturë është sulmuar më 3 mars të këtij viti në vendkalimin kufitar me Serbinë, po në Bërnjakë, afër Zubin-Potokut.
Vetura ishte qëlluar me armë zjarri dhe me mjet shpërthyes. Sikurse edhe incidenti i fundit në mars, sulmi ishte kryer gjatë natës kur persona ende të panjohur për policinë kishin shtënë me armë zjarri mbi automjetin e EULEX-it.