E Shtunë, 31 Tetor 2026

Server: Koha që Serbia të njohë Kosovën

Duke komentuar mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Server theksoi se Deklarata e Pavarësisë nuk ka qenë e jashtëligjshme dhe kjo konfirmon ligjshmërinë e mënyrës si Prishtina dhe komuniteti ndërkombëtar i kanë trajtuar çështjet e ndjeshme, me gjithë pohimet e kundërta të Beogradit.

Sipas tij, tani çështja do të zhvendoset në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e mund të pritet se do të pranojë vendimin e gjykatës dhe ka mundësi të bëjë thirrje për bisedime rreth çështjeve praktike mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Disa shtete kanë hezituar të njohin Kosovën derisa GJND-ja ka qenë duke shqyrtuar rastin dhe tani pres që më shumë shtete ta bëjnë këtë. E imagjinoj se më shumë se 100 shtete do ta kenë njohur Kosovën deri në fund të këtij viti”, citohet të ketë thënë Server.

Sipas zyrtarit amerikan, megjithëse opinioni i GJND-së nuk është detyrues, pasi ishte vetë Serbia që e kërkoi, tani është e qartë se për t’u anëtarësuar në BE, Serbia duhet të vendosë marrëdhënie të mira fqinjësore, ku përfshihet edhe Kosova.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›