Athina, "pranvere politike" me Tiranen
Perkunder vetos qe vendosi ndaj Maqedonise, Athina shprehet me vleresimin me te larte per Shqiperine. Analistet parashikojne nje "pranvere te re" ne marredheniet shqiptaro-greke. Objektivi strategjik i politikes greke eshte krijimi i nje "gjitonie evropiane" ne Ballkan nenvizoi Kryeministri grek ne konferencen e zgjeruar per shtyp pas perfundimit te Samitit te Bukureshtit. Ne kete kuptim, Greqia do te mbeshtese me force integrimin e te gjitha shteteve ballkanike ne strukturat euroatlantike, perfshi sigurisht dhe Shkupin, me kusht qe te gjendet nje "zgjidhje e paster" ne ceshtjen e emrit, per te cilen, sic vleresoi, ka kohe deri ne shtator, kur te fillojne negociatat integruese me Bashkimin Evropian. Paralelisht nuk la asnje dyshim per nje veto te dyte ne rast se nuk arrihet marreveshja per emrin dhe hodhi poshte opinionin se me Maqedonine te paftuar ne NATO "krijohen kushte destabilizimi ne Ballkan".
Ne antipod ishin vleresimet e Kryeministrit grek per Shqiperine, por edhe Kroacine, per te cilat bile shprehu "gezimin e vecante" per ftesat qe moren keto dy vende per ne Aleance. "Vendosem integrimin si te Kroacise po keshtu dhe te Shqiperise... dy vende me te cilat kemi marredhenie miqesore dhe kemi investuar shume ne perspektiven e tyre euroatlantike", dy vende, te cilat "bene shpesh perpjekje te mundimshme per t'iu pergjigjur kerkesave te NATO-s dhe per te perballuar ne menyre konstruktive veshtiresite", deklaroi dje Karamanlis.
Po shprehet keshtu vleresimi me i larte nga ana e Athines dhe ne nivelin me te larte per Shqiperine pas te cilit analistet shikojne nje "pranvere te re" ne marredheniet shqiptaro-greke. Keshtu se shpejti, me viziten e pritshme dhe te presidentit Papulias ne Gjirokaster ku do te shpallet qytetar nderi, do te kemi dhe zgjidhje te problemeve pezull dhe disi "tabu" si ai i varrezave per ushtaret greke te Luftes italo-greke ne frymen dhe te vizites se suksesshme te ministres se jashtme Bakojani ne Tirane, fill pas Gerdecit. Nje ofensive miqesie pra edhe ndaj faktorit shqiptar, nga e cila Athina aspiron te perforcoje dhe imazhin e saj si faktor "stabiliteti" ne Ballkan dhe qe ne analize te fundit do te ndihmoje per neutralizimin dhe te "klimes se ftohte" qe po krijohet me Shkupin ende te shokuar nga vetoja ne Bukuresht.
Deutche Welle