E Shtunë, 31 Tetor 2026

Athina shpërblen konsullin antishqiptar

Shoqata "Rinia e Vorio Epirit" të shtunë më 11 shkurt, ishte organizatorja e një mbrëmje me rastin e Prerjes së Pites t vitit 2012 në Athinë. Spiro Ksera dhe Vangjel Dule të pranishëm në dhënien e Mirënjohjes ish-diplomatit grek që u përzu në heshtje nga Shqipëria.

Figura kryesore e kësaj mbrëmje ishte ish-konsulli grek në Korçë Theothoros Ikonomu Kamarinos i cili u vlerësua me Mirënjohje të lartë për kontributin e tij për greqizmin e Jugut të Shqipërisë.

Fjalën e hapjes të këtij aktiviteti e bëri kryetari i shoqatës "Rinia Vorio Epiriote" Theofanis Kaliviotis, i cili është nga Livadhia e Sarandës. Ndërsa nënkryetarja e kësaj shoqate Eleni Dhimu nga Saranda i dhurojë pllakën e Mirënjohjes Theothoros Ikonomu Kamarinos i cili deklarojë se do të punojë për çështjen e Vorio Epirit. Diplomati grek Ikonomu ose njeriu me Xhup kinezi siç njihet në Shqipëri për kontributin e tij antishqiptar është vlerësuar edhe nga Naum Disho, i shumë kërkuari nga drejtësia shqiptare kohët e fundit.

Gjithashtu këtë aktivitet e përshëndetën ministri i Punës dhe i Çështjeve Sociale Spiro Ksera i cili tha se duhet të jemi të bashkuar për të fituar të drejtat tona. Më tej foli Panos Panajotopulos, sekretari për politikën e jashtme të partisë Demokracia e Re e Andoni Samaras, i cili deklarojë se ministri i jashtëm grek Stavros Dhimas po bënë përpjekje që qeveria shqiptare t’iu plotësojë të gjitha të drejtat që ju takojnë.

Më tej folën kryetari i partisë minoritare MEGA, Kristaq Kiços, Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, kryetari i shoqatës Vorio Epirote Harallambos Karathanos i cili në fillim të muajt mars do të jetë organizatori i manifestimit të përkujtimin të Autonomisë së Vorio Epirit, etj.

Në këto këto aktivitete janë paraparë që të krijohet një imazh i keq për Shqipërinë në prag të marrjes së ftesë, kandidat për tu anëtarësuar në BE. (Arben LLALLA)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›