Limak-ut nuk i pëlqen emri ‘Adem Jashari’

Fërkimet, sipas zyrtarëve vendorë ,vijnë nga mos përmbushja e obligimeve të koncensionarit turko-francez.
Infrastruktura ligjore po thuhet të jetë një ndër problemet që ka bërë që në shumë çështje menaxheriale të Aeroportit të Prishtinës, të ketë paqartësi dhe fërkime në mes të kompanisë Limak de Lyon dhe autoriteteve vendore.
Por, sipas RTK-së, nuk janë vetëm çështjet administrative e ligjore ato për të cilat kanë filluar fërkimet. Kompania Limak de Lyon dhe institucionet vendore, mësohet se kanë filluar të kenë fërkime edhe me përdorimin e emrit, “Adem Jashari”, të aeroportit.
Për këtë zyrtarët e Limak de Lyon, kanë preferuar të heshtin. Ata nuk janë përgjigjur në pyetjet rreth kësaj çështje.
Koncorsiumi turko-francez “Limak Aeroport de Lyon” në prill të këtij viti ka marrë menaxhimin e Aeroportit të Prishtinës për një periudhë prej 20 vjetësh.