Athina zyrtare: Vrasja në Himarë, autorët ishin të motivuar etnikisht

Athinë, 13 Gusht, NOA Ngjarje të tilla janë të papranueshme dhe nuk bëjnë gjë tjetër veçse nxisin tensione etnike.
Kjo ka qenë deklarata e mbërritur nga Athina zyrtare
lidhur me incidentin e ndodhur në Himarë, ku 35-vjeçari Aristotel Guma gjeti
vdekjen, akt ky që ka shkaktuar reagime të shumta dhe u shoqërua me bllokimin për
13 prë të tëra të rrugës së Himarës nga protestues që e cilësuan si të qëllimshme
vrasjen e të ndjerit.
Konkretisht, nëpërmjet një deklarate zyrtare të zëdhënësit të ministrit të
Jashtëm të Greqisë, Athina ka pohuar se personat që kanë kryer vrasjen, kanë qenë
të motivuar etnikisht.
Deklarata e publikuar në faqen zyrtare të ministrisë së Jashtme greke, thekson se ngjarje të tilla dëmtojnë marrëdhëniet mes dy vendeve dhe se duhet të dënohen nga e gjithë shoqëria.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Himarë, dje në orët e mbrëmjes së vonë, pas një sherri për motive etnike, ndërsa, policia e Vlorës ka arrestuar sot 7 persona dhe në kërkim është një i tetë.
Ndërkaq, lidhur me të ka reaguar edhe kryepeshkopi Anastas Janullatos, teksa po punohet në bashkëpunim me prokurorinë e Vlorës, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.
n.e/NOA