Aeroporti, me koncesion ndaj konsorciumit franko-turk

Prishtinë, 13 gusht, NOA - Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës që tani e tutje nuk do të administrohet më nga autoritetet e qeverisë së Kosovës, por do të jepet në formë koncesioni.
Kështu, qeveria e Kosovës ka nënshkruar kontratë me konsorciumin franko-turk Limak-Lyon për dhënien me koncesion të aeroportit kryesor të vendit, për zgjerim dhe aktivitet përmes tij gjatë një periudhe 20-vjeçare.
Nga ana e tij, ministri i Transportit dhe
Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, tha se kjo është hera e parë që
autoritetet kosovare nënshkruajnë një kontratë të tillë.
Ky konsorcium do të modernizojë dhe zgjerojë ANP-në duke investuar mbi 100
milionë euro në infrastrukturën e re, përfshirë këtu ndërtimin e terminalit të
ri me gjerësi 25 mijë e 31 metër katrorë, kullën kontrolluese, ndërtesat e
ndërlidhura, platformën e re, si dhe investime tjera, tha Limaj lidhur me një
fakt të tillë.
Ndërkaq, kushtet e vëna ndaj ofertuesit të përzgjedhur Limak-Lion nga qeveria
e Kosovës përfshijnë fillimisht transferimin e punonjësve të ANP-së tek
operatori i ri, miratimi i dizajnit për terminalin e ri të aeroportit, si dhe përmbyllja
financiare.
Ndërkaq, konsorciumi Limak-Lion i ofron qeverisë së Kosovës një mesatare prej 40 % të të ardhurave bruto, në këmbim të së drejtës për koncesion.
n.e/NOA