Athinë- qëllohen 3 shqiptarë për larje hesapesh
Qellohen 3 shqiptare sot ne mengjes nga 2 te panjohur.
Tre shqiptarë po udhëtonin me automjetin e tyre, në qytetin e Athinës, kur papritur u qëlluan nga dy të panjohur. Si pasojë shqiptari Iliargo Hamita ka mbetur i vdekur.
Ngjarja ka ndodhur sot në mëngjes, kur tre persona me kombësi shqiptare janë qëlluar nga dy individë të paidentifikuar. Lajmin e kanë bërë të ditur burime nga policia greke. Po nga ky institucion mësohet se nga të shtënat janë plagosur edhe dy të tjerë. Deri tani bëhen të ditur vetëm emrat e të plagosurve Tonin Kola dhe Leonard Doka.
Ndërkohë që forcat policore dyshojnë se bëhet fjalë për larje hesapesh. Policia po punon për zbardhjen deri në fund të kësaj ngjarjeje.