E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS kërkon hetim për abuzimet e OSSH-së

Nëpërmjet deputetit Erjon Braçe, Partia Socialiste vë në dukje se gjate muajit dhjetor, energjia elektrike u faturua me çmimet e janarit, kur hynte ne fuqi vendimi për rritjen e çmimit.

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, që faturon energjinë, është privatizuar në masën 75 % nga kompania çeke CEZ, por 25% të aksioneve vazhdojnë të mbahen nga qeveria.

“Vjedhja që denoncova për fat të keq edhe po paguhet nga çdo familje shqiptare nç këtë vend. Sot, 10 ditë pas denoncimit, Sali Berisha me 25% të aksioneve që disponon duhet të kishte mbajtur qëndrim lidhur me faturimin abuziv deri në vjedhje të OSSH-së. Procedimi penal nuk mund të jetë i njëanshëm, vetëm kur qytetari vjedh, por duhet të ndodhë edhe kur qytetari vidhet. Prokuroria të kishte kohën e mjaftueshme të ndërmerrte këtë hap, përndryshe do t'u bëjmë thirrje qytetareve të procedojnë penalisht kompaninë CEZ, duke nisur nga unë i pari”, u shpreh deputeti Erjon Braçe.

Enti Rregullatori i Energjisë, i cili ka marrë shumë ankesa nga qytetarët, i ka kërkuar OSSH-së që në rastet e vërtetuara t'i rimbursojë qytetarët ose me para në dorë, ose duke ua zbritur shumën e mbifaturuar nga muajt në vijim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›