E Diel, 1 Nëntor 2026

Athinë: Persona të panjohur kanë gjuajtur me armë drejt policisë

Policia greke është në kërkim pas personave të panjohur, të cilët kanë gjuajtur me “kashallnikovë” ndaj policisë nga njësia speciale DIAS.

_40632463_afp_specialforces300

Krisma ka ndodhur pas ndërtesës së Drejtorisë kryesore të policisë në Athinë. Në incidentin nuk ka të lënduar.

Thirrjes së policisë për të ndaluar, personat në makinë i janë përgjigjur me zjarr kallashnikovi duke qëlluar së paku 8 herë në drejtim të policisë.

Edhe kjo e fundit u përgjigj me armë, por nga shkëmbimi i zjarrit fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Policia vazhdon ndjekjen e personave të armatosur, ndërkohë që disa minuta pas incidentit gjeti të braktisur makinën e tyre një mjet tip Volvo.

Policia beson se personat e armatosur ishin përgatitur për një grabitje, por nuk përjashton edhe mundësi të tjera.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›