Tabelat me rritjen e re të pensioneve dhe të rrogave për çdo pozicion
Pensionet, rritja për fshatin dhe qytetin sipas kategorive
Rreth 590 pensionistë përfitojnë nga rritja e fundit e pensioneve e miratuar dje në mbledhjen e radhës së Qeverisë. Pavarësisht krizës financiare në të cilën është zhytur buxheti i shtetit kohët e fundit, sërish Qeveria ka vendosur të mos e bllokojë rritjen e pagave dhe pensioneve, që bëhet çdo vit. Ky vendim parashikon rritjen në masën 4 përqind për pensionet e plota, pensionet e pjesshme, pensionet e reduktuara, pensionet e parakohshme të pleqërisë, pensionet e invaliditetit, pensionet familjare, pensionet për merita të veçantë, pensionet e posaçme shtetërore apo shtesat mbi pensionin e posaçëm shtetëror, ndërkohë që inflacioni ka qenë 2 për qind. Rritje më të madhe, njohin pensionet në fshat, me 5 për qind, pra, 2.5 herë më e madhe se rritja e inflacionit. Me këtë rritje të zyrtarizuar dje, në qytet nuk do të ketë pension minimal nën 12 024 lekë, dhe nuk do të ketë pension më të madh se dyfishi i tij prej 24 000 lekësh. Në fshat, në rast se pensioni minimal ka qenë 3400 lekë, ai arrin në 8233 lekë, pra, rritet me dy herë, ndërsa në vite në tërësi është rritur më shumë se dyfishi. Të ardhurat pensionale minimale, duke përfshirë kompensimet për energjinë, telefonata, rriten nga 13 700 lekë në 14 174 lekë për pensionet minimale. Pra, çdo pensionist ka të ardhura, pension plus shtesa që subvencionohen, 14 174 lekë. Të ardhurat pensionale maksimale në qytet rritet nga 23 623 lekë në 24 548 lekë. Pensioni minimal në fshat nga 3400 lekë në vitin 2005, një vit më parë ishte 7841 lekë dhe bëhet 8233 lekë. Të ardhurat pensionale në fshat nga 8731 lekë arrijnë në 9123 lekë në muaj.
Pensioni sipas kategorive
a) Pensioni maksimal në qytet ishte
23 623 lekë bëhet 24 548 lekë
b)Pensioni minimal në qytetit ishte
13.700 lekë bëhet 14.1724
c) Pensioni minimal në fshat ishte
3400 lekë bëhet 8233 lekë
d) Pensioni i plotë i fshatit ishte
8731 lekë bëhet 9123 lekë
>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>
Berisha nuk rrit rrogat e ministrave, por rroga e Bashës shkon në 175 mijë lekë të reja
************
Pagat, tabelat me rritjen e re të rrogave për çdo pozicion
Qeveria miratoi dje rritjen e pagës mesatare të institucioneve buxhetore me 5.4 përqind, ndërsa nuk do të rriten pagat e deputetëve, ministrave dhe zyrtarëve të lartë të shtetit. Gjatë mbledhjes së djeshme kryeministri tha se rritje e rrogave dhe pensioneve është parashikuar në buxhetin e shtetit e miratuar në dhjetor të vitit 2012 dhe se kjo rritje përballohet tërësisht nga të ardhurat e buxhetit të shtetit. Me këtë rritje që i bëhet pagës, për 15 100 punonjës të sektorit mbështetës të institucioneve buxhetore, paga rritet me rreth 6 për qind dhe nga 35 122 lekë shko në 37 199 lekë. Por sipas kryeministrit Berisha ajo që përbën specifikën më pozitive të këtij viti është se në mbledhjen e mëparshme u bë rritja më e madhe e pagave minimale, me 11.3 përqind.
Mësuesit dhe mjekët
Paga për arsimtarët rritet nga 53 300 lekë në 54 828 lekë dhe tejkalon pagën mesatare të vendit, në përputhje me një politikë e praktikë konstante të kësaj qeverie. Rritje të ndjeshme pësojnë edhe pagat e infermierëve, të cilët kanë një detyrë ndër më të vështirat. Paga mesatare e tyre, e cila më pas kategorizohet, rritet nga 35 897 lekë në 37 854 lekë. Gjithashtu rritet paga e forcave të rendit nga 55 944 lekë në 57 344 lekë; rritet paga e Forcave të Armatosura nga 42 400 lekë në 43 472 lekë.
Ministrat dhe deputetët
Ndërkohë qeveria nuk ka rritur pagat e deputetëve, ministrave dhe zyrtarëve më të lartë të shtetit, me argumentin se aktualisht në vendin tonë ka një raport tmerrësisht të deformuar të pagës së kryeministrit apo presidentit me atë të mësuesit apo infermierëve, 1 me 10 apo 1 me 11. Sipas Qeverisë Berisha ky raport në këto vite është ulur në 1 me 4.5 dhe do të ulet edhe më tej.
Paga e grupit Pocizioni Paga Rritja
I I-a Drejtor i kabinetit 126 000 4%
I-b 1 Këshilltari i Përgjithshëm 115 000 4 %
II-a Ndihmësi i zv.kryeministrit 105 000 4%
II-b Këshilltari i ministrit 88 000 4 %
III-a Përgjegjës sektori 71 000 5 %
III-a/1 Përgjegjës sektori 62 000 5%
III-b Specialist i nivelit të lart렠 54 000 5%
IV-a, Specialist i nivelit të mesëm 43 000 5%
IV-b, Specialist i thjesht렠 33 000 5%
Mësuesit dhe infermierët
Paga e mësuesit, nga 53 300 lekë – 54 828 lekë
Paga e infermierëve, nga 35 897 – 37 854 lekë
Forcat e rendit, nga 55 944 lekë – 57 344 lekë
Forcat e Armatosura, nga 42 400 lekë – 43 472 lekë
Nivelet e pagave për zëvendësministrin, prefektin, nënprefektin
- Zëvendësministër 140000 lekë;
- Prefekti i qarkut të Tiranës 118500 lekë.
- Prefekti i qarqeve të tjera 110500 lekë.
- Nënprefekti 83000 – 95000
- Këshilltari i prefektit, Tiranës 66500 lekë
- Zëdhënësi i prefektit Tiranës 56500 lekë.
- Sekretari i Presidentit, Kryeministrit 70000 lekë.
- Sekretari i ministrit 59000 lekë.
>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>
Bashkitë dhe komunat sa rriten pagat
1. Bashkia e Tiranës:
Kryetari 140 000 – 174 760 lekë.
Nënkryetari 130 000 – 140 000 lekë.
2. Njësitë e qeverisjes vendore me mbi 100 000 banorë:
Kryetari 92 000 – 140 000 lekë;
Nënkryetari 60 000 – 94 000 lekë.
3. Njësitë e qeverisjes vendore me 50 001 – 100 000 banorë;
Kryetari 60 600 – 117 500 lekë.
Nënkryetari 49 500 - 92 500 lekë.
4. Njësitë e qeverisjes vendore me 20 001 – 50 000 banorë:
Kryetari 51 500 - 92 500 lekë.
Nënkryetari 41 400 - 79 500 lekë.
5. Njësitë e qeverisjes vendore me 5 001 – 20 000 banorë:
Kryetari 41 4000 – 79 500 lekë.
Nënkryetari 28 300 – 70 500 lekë.
6. Njësitë e qeverisjes vendore me nën 5 000 banorë:
Kryetari 37 400 – 56 100 lekë.
Nënkryetari 27 300 – 43 900 lekë.
7. Këshillin e Qarkut;
Kryetari 87 900 – 133 000 lekë.
Nënkryetari 57 600 - 92 000 lekë.