E Shtunë, 31 Tetor 2026

Athinë, arrestohen 100 të rinj pas përleshjes me policinë

Rreth 100 të rinj janë arrestuar pas përleshjeve me policinë greke në Athinë.
Përleshja e djeshme shpërtheu një ditë para një vjetorit të vrasjes së një të riu nga policia e Greqisë. Vrasja nxiti protestat të dhunshme në Greqi që nuk ishin parë në dekada. Nga frika se mund të përsëritet dhuna e vitit të kaluar, rreth 10 mijë policë janë vendosur në mbarë Athinën.
Ndërkohë qeveria greke ka premtuar se nuk do dhunojë asnjë të drejtë civile, protestuesit ankohen për hipokrizi nga ana e ekzekutivit të Athinës dhe një shtetrrethim të paprecedentë të kryeqytetit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›