E Diel, 1 Nëntor 2026

Gates: Nuk e dimë ku ndodhet Bin Ladeni

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates, deklaroi dje se Shtetet e Bashkuara nuk e dinë ku fshihet numri një i rrjetit terrorist al-Kaeda, Osama bin Laden.
Ai shtoi gjithashtu se prej një kohe të gjatë nuk ka njoftime të sakta nga shërbimet sekrete për lëvizjet e tij. Gjatë një interviste në programin ''Këtë javë'' të televizionit ABC, Gates theksoi se nuk mund të konfirmojë njoftimet e kësaj jave se një i ndaluar mund ta ketë parë Bin Ladenin në Afganistan në fillim të këtij viti.
"Ne nuk e dimë ku ndodhet Osama bin Laden. Nëse do ta dinim, atëhere do ta arrestonim'', deklaroi Gates. I pyetur se kur ka qenë hera e fundit që SHBA-të kanë pasur informacione të sakta për vendndodhjen e tij, Gates tha: "Që prej disa vitesh".
Muajin e kaluar, Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit amerikan lëshoi një raport që fajësonte mungesën e përpjekjeve nga administrata e ish-presidentit Xhorxh W. Bush dhe komandantëve të ushtrisë amerikane për të mos lejuar largimin e Bin Ladenit nga Tora Bora, Afganistan, në fund të vitit 2001.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›