E Shtunë, 31 Tetor 2026

Athinë, arrestohen dy shqiptarë për trafik droge

Operacioni i ndërmarrë ka përfunduar edhe me arrestimin e dy shtetasve grekë, pjesë e bandës së drogës. Gjatë aksionit janë sekuestruar 203 kilogramë kanabis.

Shqiptarët e arrestuar janë përkatësisht 31 dhe 32 vjeç, ndërsa emrat e tyre nuk bëhen të ditur. Policia ka sekuestruar edhe një pistoletë si dhe një autoveturë që u shërbente për transportimin e lëndës narkotike dhe 600 euro.

Hetimet ndaj bandës kishin nisur katër muaj më parë, duke vëzhguar aktivitetin e tyre. Njëri prej të arrestuarve grek ishte punonjës policie, i cili është shkarkuar menjëherë pas ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›