E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, në pranga 4të rinj, përdorninkartëmonedha false

FIER- Kanë shkuar për të blerë karburant me kartmonedha false, por më pas prangosen edhe për narkotikë. Ka qenë sektori i luftës kundër Krimit Financiar në Policinë e Fierit, që ka prangosur në flagrancë 4 të rinjtë Ani Ibrahimi 21 vjec, Erjon Braho 22 vjec, Drini Skuka 22 vjec dhe Ledio Kambo 23 vjec, të katër banues në Tiranë.

Të rinjtë arrestuan pasi në një pikë furnizimi me karburant afër vendit të quajtur "Pushimi i shoferit" në rrugën nacionale Fier-Lushnje, kanë tentuar të hedhin në përdorim kartmonedha false, për të marrë karburant. Menjëherë policia është vënë në kërkim të tyre dhe nga kontrolli i ushtruar në mjetin e me të cilin udhëtonin janë gjetur 9 porcione të ndara në qese plasmasi, të cilat dyshohen si lëndë narkotike e llojit kokainë, me peshë totale 3.6 gram, një qese me peshë 0.95 gr e dyshuar si lëndë narkotike e llojit cannabis sattiva, si dhe 6 copë kartmonedha euro të prerjes 50, të cilat dyshohen të jenë të fallsifikuara.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›